Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar tarifat e reja për energjinë elektrike në Kosovë.

Duke filluar nga 1 prilli, energjia do të shtrenjtohet për rreth 15 për qind bazuar në këto tarifa.

Ky Bord është duke vazhduar ta mbajë mbledhjen e thirrur për sot, gjë që është paralajmëruar një konferencë për medie. Sipas ZRRE-së, kjo rritje ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

“Jemi të vetëdijshëm me rritjen e tarifave dhe situatën ekonomike por, çështja e mbrojtjes e konsumatorëve duhet të adresohen përmes fondit për mbrojtjen.

Për konsumatorët që kanë deri në 300 kwh rritja mujore do ketë rritje prej 2 euro, për konsumatorët deri në 350 kWh rritja do jetë pak mbi 4 euro, ata deri në 600 kw do jetë pese euro dhe ata mbi 800 rritja do jetë rreth 7 euro e 23 centë.”

Top Channel