Peshëngritësi mashkull thyen të gjithë rekordet kur konkurron me femrat pas ‘tranzicionit’ (fotot)

30/03/2023 21:54

Një peshëngritës profesionist me mjekër, ka hyrë në një kompeticion femrash në Kanada dhe ka thyer të gjitha rekordet e grave dhe transeksualëve të mëparshëm.

Avi Silverberg, i cili kishte qenë prej vitesh trajner peshëngritjeje i skuadrës Team Canada  ka konkuruar të shtunën në kompeticionin e femrave në Alberta, pasi tha se “identifikohej si femër”.

Video të shpërndara nga grupe aktivitesh të sporteve të grave, e tregonin burrin me mjekër sesi konkurronte më parë në garat e meshkujve, ndërsa bënte lirshëm pompa gjoksi me pesha 100 kg në stol.

Ai mundi konkurrenten dhe kaloi rekordin e grave në Alverta me të paktën 50 kg.

Në Kanada atletet transeksuale (burra që identifikohen si ferma) lejohen të marrin pjesë në eventet që duan, dhe rekordi i mëparshëm mbahej nga një tjetër transseksual Anne Andres me 125 kg, e cila ishte prezentë duke parë Silverberg që merrte pjesë vullnetarisht në event.

Andres mban gjithashtu rekordin e femrave në Alberta për ngritjen me shkëputje, në 245 kg.

Teksa Silverberg thyente rekordin e saj, Andres qëndronte pranë platformës duke parë peshëngritësin që largohej i kënaqur.

Rregullat vendase për transseksualët në federatën e Kanadasë  thonë se “duhet të jenë të aftë të konkurrojnë në gjininë në të cilën identifikohen” si dhe “pa detyrim zbulimi informacioni personal” perveç atyre të kërkuar më parë.

Aty gjithashtu shtohet se: “Nuk duhet të ketë kërkesa për terapi hormonesh apo kirurgji gjinie”.

Ndërsa mes rregullave të regjistrimit thuhet  se “foto formale e konkurrentit duhet të verifikohet gjatë peshimit zyrtar apo kontrollit të pajisjeve”, përfshi edhe “datëlindjen, prejardhjen e gjininë, për të gjitha kompeticionet”.

Nuk është e qartë nëse Silverberg ka dorëzuar identifikimin e tij zyrtar që e paraqet si ”femër” apo nëse i është kërkuar ta bëjë këtë nga zyrtarët e kompeticionit.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA