Homazhe për modelen 25 vjeçare që vdiq papritur në stallat e Michael Owen në Britani (fotot)

30/03/2023 15:22

Një ish-modele dhe fituese konkursesh bukurie është emëruar sot si personi që vdiq papritur në stallat e kuajve në pronësi të ish-sulmuesit të Anglisë, Michael Owen.

25 vjeçarja Jessica Whalley nuk u arrit të shpëtohej nga mjekët që erdhën në skenë pasi humbi ndjenjat në stallat e Manor House, Cheshire, në veri të Anglisë, ku punonte si menaxhere transporti.

43 vjeçari Owen, raportohej se kishte shpërthyer në lot pas vdekjes shokuese, në stallat ku ai është bashkëpronar me të bijën 19 vjeçare Gemma.

Shërbimet e emergjencës erdhën mëngjesin e sotëm në vendngjarje ku shpallën të vdekur zonjushën Whalley rreth orës 9.00.

Policia tha se vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë dhe se familjarët janë njoftuar.

E ndjera kishte përfaqësuar Anglinë në konkursin e bukurisë ‘Miss Tourism Universe’ dhe kishte arritur në pesëshen finale.

Homazhe të shumta vinin për të në llogaritë në rrjetet sociale.

Kolegia e saj Jessica Mair shkruante në Facebook: “Një tronditje e madhe, një vdekje në moshë kaq të re, stafi stallave dhe Michael Owen ishin në lot”.

Ata shtonin se Jessica punonte prej kohësh në impjantin e kuajve në Newmarket dhe ishte një anëtare e respektuar dhe e dashur në komunitetin e garave.

Whalley kishte punuar më parë me kuajt e Sheik Hamdan bin Rashid Al Maktoum, i Dubai, i cili zotëron një rrjet të gjerë kuajsh race.

Autopsia pritet te tregoje me shume per shkaqet e vdekjes se papritur.

FOTO GALERI
1/5
Një ish-modele dhe fituese konkursesh bukurie është emëruar sot si personi që vdiq papritur në stallat e kuajve në pronësi të ish-sulmuesit të Anglisë, Michael Owen.

Top Channel