E reja thotë se ‘e ngatërrojnë’ gjithnjë me Cara Delevingne: Po më shkatërron takimet e njohjeve të reja (fotot)

30/03/2023 16:39

Reilly Harrison është shfaqur së fundmi në mediat amerikane me “shqetësimin” e saj se njerëzit e ngatërrojnë me modelen dhe aktoren britanike Cara Delevingne – dhe se nuk duron dot më epshet e çuditshme të burrave në rrjetet e njohjeve të reja, në lidhje me ‘sozinë’ e saj.

Megjithse vajza thotë se pëlqen vëmendjen fillestare që vjen nga ngjashmëria me aktoren, tashmë nuk duron dot më fiksimin e meshkujve për të pasur një të dashur “të famshme”.

25 vjeçarja Harrison, thonë se përditë i thonë se duket si ‘supermodel-ja’ dhe se i pëlqejnë vetullat e trasha.

Edhe të huajt në rrugë i thonë se ka dhe veprimet e ngjashme me aktoren, apo dhe formën e gojës.

Por Reilly thotë se krahasimet janë shumë të bezdisshme kur përpiqen të njihet me djem të rinj, pasi ata shpesh ‘joshen’ vetëm duke e identifikuar atë me aktoren.

Reilly, punonjëse të dhënash nga Dallas, Texas, SHBA, thotë: “Unë jam Cara Delevingne por pak më ‘e mbushur’. Jam si kushërira ose motra e saj amerikane”.

“Njerëzit gjithë kohën më thonë se dukem si ajo. Është e kënaqshme, por shumë irrituese kur duhet të dal me një djalë. Ata të gjithë sikur thonë të njëjtën gjë: ‘Oh Zot, qenka Cara Delevingne, e dashura ime e famshme’. Ata duan të dashurojmë vetëm atë”.

“Unë i distancoj gjithmonë djemtë kur përdorin fraza të tilla, vetullat e mia të trasha më dallojnë”.

Reilly thotë se donte t’i hollonte vetullat kur ishte më e vogël por nëna e saj Mik, 50 vjeçe, e paralajmëroi të mos e bënte”.

Reilly shton: “Në njëfarë mënyre i detyrohem asaj për komplimentet, pasi karriera e saj e ka bërë më të thjeshtë shkollën për mua”.

Reilly thotë se disa nga të huajt që i flasin thonë se duhet të bëjë një test ADN-je për të parë nëse ka lidhje me Cara.

Ajo shton: “Kur shikoj videot e mia vërej se kam dhe gjeste të ngjashme me të, si lëvizjet e fytyrës, të gojës”.

Reilly thotë se vetullat e saj janë natyrale dhe se nganjëherë duhet t’i shkurtoje: “Edhe nëna dhe motra ime kështu i kanë vetullat, do të më pëlqente ta takojë njëherë personalisht Cara, dhe nëse do të ketë nevojë ndonjëherë për dublante, unë jam gati”.

FOTO GALERI
1/4
Reilly Harrison është shfaqur së fundmi në mediat amerikane me “shqetësimin” e saj se njerëzit e ngatërrojnë me modelen dhe aktoren britanike Cara Delevingne

Top Channel