Pamje shokuese janë publikuar sot nga protestat e Parisit kur policia që sulmon drejt protestuesve, rrëzojnë pa ndjenja një qytetar inaktiv që gjendej në rrugën e trazirave.
Pamjet direkte të transmetuara nga rrjeti BFM TV tregonin viktimën e moshës së mesme që rrinte në një kalim këmbësorësh, i cili goditet nga vërshimi i skuadrës së policëve me veshje të rënda dhe nuk zgjohet më pas rrëzimit.
Koka e protestuesit duket se përplaset në asfalt, por oficerët nuk duket se impresionohen nga ngjarja dhe vijojnë avancimin e tyre drejt protestuesve të reformës së përçmuar të pensioneve të presidentit Macron.
Disa momente më vonë një grup oficerësh pikasin burrin pa ndjenja dhe tentojnë t’i vijë në ndihmë duke e vendosur në pozicion rekuperimi.
un homme vient violemment d’être projeté à terre après une charge policière !!#ReformeDesRetraites #directAN #greve28mars #manif28mars #Manifestations #MacronDestitution #MotionDeCensureTransPartisane #Borne #Macron #manifestation pic.twitter.com/YW3vZrcCAX
— Timothée Forget (@xztim_) March 28, 2023
Ngjarjet shokuese vijnë teksa vetëm dje të paktën 70 persona u arrestuan në protestën e Parisit, sipas rrjetit vendas BFM TV, shkruan britanikja Daily Mail.
Ndërsa ministri brendshëm francez Gerald Darmanin akuzonte demonstruesit e po sillnin “zjarr e gjak në Paris”, teksa shtonte se më shumë se 200 persona janë arrestuar që prej nisjes së protestave.
Liderët e sindikatave fajësojnë Macron dhe qeverinë e tij për dhunën e policisë, duke thënë se kjo vjen nga reforma autoritare e pensioneve.
Kritikët thonë se policia ka përdorur forcë të ekzagjeruar ndaj protestuesve.
Vala e fundit e protestave vjen që prej thirrjes së sindikatave për të dalë në rrugë kundër vendimit të Macron, mes të tjerash dhe për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.
Pa pasur shumicën në parlament për kalimin e reformës së papëlqyer, Macron përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për ta kaluar ligjin arbitrarisht, çka solli përshkallëzim të protestave.
Mbeturinat e pambledhura kanë arritur në 10,000 ton në kryeqytetin francez, pamja e të cilave është bërë simbol i lëvizjes së protestave kundër Macron, shkruan Daily Mail.
Sindikatat kanë paralajmëruar për datën e ardhshme të protestave masive më 6 prill.
Top Channel