Video/ Momentet shokuese kur policia franceze lë pa ndjenja protestuesin në përplasjet për reformën e pensioneve (fotot)

29/03/2023 15:26

Pamje shokuese janë publikuar sot nga protestat e Parisit kur policia që sulmon drejt protestuesve, rrëzojnë pa ndjenja një qytetar inaktiv që gjendej në rrugën e trazirave.

Pamjet direkte të transmetuara nga rrjeti BFM TV tregonin viktimën e moshës së mesme që rrinte në një kalim këmbësorësh, i cili goditet nga vërshimi i skuadrës së policëve me veshje të rënda dhe nuk zgjohet më pas rrëzimit.

Koka e protestuesit duket se përplaset në asfalt, por oficerët nuk duket se impresionohen nga ngjarja dhe vijojnë avancimin e tyre drejt protestuesve të reformës së përçmuar të pensioneve të presidentit Macron.

Disa momente më vonë një grup oficerësh pikasin burrin pa ndjenja dhe tentojnë t’i vijë në ndihmë duke e vendosur në pozicion rekuperimi.


Ngjarjet shokuese vijnë teksa vetëm dje të paktën 70 persona u arrestuan në protestën e Parisit, sipas rrjetit vendas BFM TV, shkruan britanikja Daily Mail.

Ndërsa ministri brendshëm francez Gerald Darmanin akuzonte demonstruesit e po sillnin “zjarr e gjak në Paris”, teksa shtonte se më shumë se 200 persona janë arrestuar që prej nisjes së protestave.

Liderët e sindikatave fajësojnë Macron dhe qeverinë e tij për dhunën e policisë, duke thënë se kjo vjen nga reforma autoritare e pensioneve.

Kritikët thonë se policia ka përdorur forcë të ekzagjeruar ndaj protestuesve.

Vala e fundit e protestave vjen që prej thirrjes së sindikatave për të dalë në rrugë kundër vendimit të Macron, mes të tjerash dhe për të rritur moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

Pa pasur shumicën në parlament për kalimin e reformës së papëlqyer, Macron përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për ta kaluar ligjin arbitrarisht, çka solli përshkallëzim të protestave.

Mbeturinat e pambledhura kanë arritur në 10,000 ton në kryeqytetin francez, pamja e të cilave është bërë simbol i lëvizjes së protestave kundër Macron, shkruan Daily Mail.

Sindikatat kanë paralajmëruar për datën e ardhshme të protestave masive më 6 prill.

FOTO GALERI
1/7
Pamje shokuese janë publikuar sot nga protestat e Parisit kur policia që sulmon drejt protestuesve, rrëzojnë pa ndjenja një qytetar inaktiv

Top Channel