Debati në studion e “Top Story” nuk ka qenë aq i qetë mbrëmjen e sotme, teksa diskutohej mbi përballjet e 14 majit.

Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi dhe përfaqësuesi i Nismës Thurje, debatuan mes njëri-tjetrit në lidhje më mbështetjen e kandidatëve, pasi Sako tha se do kandidonte si këshill bashkiak por pa përfaqësues si kryetar bashkie.

Sako me tone të larta u shpreh se elektorati nuk duhet trajtuar si qen apo pronë por të flasin drejtpërdrejt me ta.

Pëllumbi: Puna është çfarë do të bësh me kandidatët kë do të mbështesësh si do ti mbështetësh?

Sako: Kandidati nuk është qeni im. Elektorati nuk është prona ime, unë i them më jep votën mua për këshillin bashkiak, nuk duhet trajtuar elektorati si qeni im t’i thuash ik aty ulu aty. Unë shpresoj t’i marr votën për vete.

Pëllumbi: Do dalë zoti Këlliçi do të takojë një elektorat tuajin e t’i thotë thotë jepjani atij si këshill bashkiak por ma jepni mua si kandidat, ju do ta pengoni?

Sako: Po patjetër ta thotë përse ta pengoj?

Pellumbi: Ne këtë radhë e kemi taksative që të marrim edhe kandidatin edhe këshillin bashkiak.

Sako: Unë i kam thënë votën e këshillit do të ma japësh mua më keni parë më keni dëgjuar, s’kam kryetar unë jam më Bayernin e Mynihut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA