25/11 23:02
Analisti Ergys Mertiri diskutoi në “Top Story” për zgjedhjet e 14 majit, datë e cila do të sjellë përballjen mes partive kandidate.
Ai përmendi një kategori tjetër votuesish të cilët nuk duan të votojnë për asnjë nga kandidatët (PS dhe PD), kategori e cila ende nuk ka një përfaqësi.
Sipas analistit kjo është e padrejtë pasi i mohojnë atyre të drejtën e votimit.
“Votuesin i cili nuk dëshiron të votojë, kush i përfaqëson. Me papërgjegjshmërinë më të plotë këta ia kanë mohuar këtij lloj votuesi përfaqësimin, ato janë vota kundër qeverisë. Dhe duke i llogaritur ato vota nesër do të behët bilanci me qeverinë”, tha Mertiri.
Top Channel