Gisela dhe Brikenda janë përballur me njëra-tjetrën, pas përplasjes së ashpër gjatë takimit me njërin prej djemve, Artjonin.

Të ulura përballë njëra-tjetrës në studion e Për’puthen, ato kanë sqaruar konfliktin me njëra-tjetrën.

Gisela: Nuk e prisja që do të shkonte ashtu.

Brikenda: Ti nise të bërtisje, po flisje me zë të lartë jo që pritej nga ti, por ishe shumë e acaruar, nuk po bërtisja aq shumë, unë nuk jam njeri që reagoj ashtu, por ishte një situatë që nuk dija ça po bëje.

Gisela: Unë djalit që kam dalë në takim më parë i kam shkuar afër dhe ia kam thënë në sy, në atë moment ma shpifi reagimi yt, nuk ishte qëllimi im të të prekja.

Brikenda: Ti pse u preke aq shumë?

Gisela: Të kërkoj falje, nuk ishte qëllimi im, Shqipëria këtë do një gjë që ndodh rrallë herë dhe fokusohen pa e ditur si ka ndodhur ajo gjëja, pa e ditur. Ti erdhe më hape sytë se kë kisha përballë, kujdes. Se atë që më bëri mua mund të ta bëjë edhe ty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA