Kopshti zoologjik i Kopenhagen gjen strategjinë për të çiftuar pandat e saj (fotot)

29/03/2023 18:53

Të shqetësuar nga fakti se dy pandat e saj, të huazuara nga Kina prej vitit 2019 nuk po tregojnë shenja shumimi, kopshti i Kopenhagen ka nisur strategjitë e veta për inkurajimin e intimitetit.

Kujdestarët kanë vendosur tashmë pandat Mao Sun e Xing Er në të njëjtën hapësirë, një muaj para kohës së zakonshme, që ato të miqësohen para ardhjes së sezonit të nxehtë.

Kujdestarja Nadja Sondergaard, tha se shpresonte që ndryshimi i strategjisë të funksionojë.

“Tre vitet e fundit ne i linim bashkë kur Mao Sun lëshonte aromat e duhura të çiftimit, kjo pasi kur ajo shikon Xing Er bën sjelljen e duhur dhe ngjitet në pemë për të qenë më e sigurtë, ajo mban distancën nga mashkulli”.

Zyrtarët e kopshtit kishin publikuar imazhe të çiftit të pandave që ruanin një “distancë respekti” mes tyre, kryesisht vetëm duke u shikuar, teksa në koment thuhej se “ende nuk duket se ka dashuri në ajër”.

Mao Sun dhe Xing Er On jepen me qera nga Kina prej 15 vjetësh në vende të ndryshme, ndërsa tentativat e çiftimi të tyre në Kopengahen , deri tani nuk kanë pasur sukses.

“Qasja jonë e fundit ka pasur sukses me arinjtë polarë dhe me arinjtë e murrmë. Ne po i vendosim ata bashkë që të mësohen, edhe pse Mao Sun nuk do të jetë gati për çiftim edhe për disa javë,” tha veterinari Mads Frost.

Normalisht pandave u jepet vetëm një periudhë dy-tre ditore çiftimi por zyrtarët shpresojnë që metoda e re të shuajë mosmarrëveshjet mes tyre para se të mbyllet “sezoni pasionit”.

“Pandat janë kafshë solitare dhe nuk pëlqejnë shoqërinë e të tjerëve, përveç ditëve të vitit kur femra është në sezon çiftimi”, thotë kujdestari.

Sipas rrjetit Pandas International, popullata e tyre totale qëndron në 1,864, rreth 600 prej të cilave që jetojnë në kopshte.

FOTO GALERI
3/7
Kujdestarja Nadja Sondergaard, tha se shpresonte që ndryshimi i strategjisë të funksionojë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA