Temperaturat e ulëta, të shoqëruara me rënien e brymës mbrëmjen e kaluar dhe mëngjesin e sotëm, kanë dëmtuar qindra hektarë të mbjella me kulturën e patates në Divjakë.

Janë dashur vetëm 24 orë që natyra të dëmtoje rreth 250 hektarë të mbjellë me patate në Divjakë dhe fshatrat Xeng, Mize Zharrnec, Kryekuq e Kamenicë deri në 70 për qind të të mbjellave.

Ky dëm ekonomik do të ndihet edhe në çmim, pasi shtyhet me një muaj dalja në treg e prodhimit për shkak të kohës që i duhet bimës për të rigjeneruar vetveten.

“Na ka dëmtuar shumë. Kam mbjellë 6 dynym, nuk jep më rendiment. Fatkeqësi e natyrës, çfarë do të bëjmë ne tani“, thotë një fermer.

Ashtu si dhe për te gjitha kulturat e tjera në fushë apo edhe në sera, fermerët nuk sigurojnë të mbjellat nga fatkeqësitë natyrore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA