Deputeti i Partisë Socialistë Arben Pëllumbi, ka treguar mbrëmjen e sotme në Top Story se cili është targeti që kjo parti synon për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pëllumbi u shpreh se synimi minimal është deri në 40 bashki, por varet edhe nga situata nëse mund të arrihet më shumë apo më pak.
Arben Pëllumbi: Ne jemi përgatitur prej një viti e gjysmë, strukturat tona kanë filluar punë dhe vendimet që do të marrim janë njësoj në të gjitha bashkitë. Sipas meje besoj që do të jenë 40 bashki që ne fitojmë minimumi. Nëse mund të shkojmë më lart apo më poshtë varet nga situata, ne duhet të synojmë minimumin 40 bashki. Ky është një vendim i imi jo për strukturat e PS-së, mendoj që ky është targeti minimal që ne duhet të synojmë, nëse janë 39 apo 45 varet si do të shkojë, unë jam në njesinë 2 të Tiranës dhe sapo të kemi të qartë konfigurimin se kemi akoma tërheqje kandidatësh dhe kemi akoma një betejë të paqartë.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Nismës Thurje në panelin e Top Story, u shpreh se në shumicën e bashkive partia do të kandidojë për këshillat bashkiakë, ndërsa u shpreh se synon marrjen e drejtimit të një bashkie.
Pano Sako: Ne nuk duam të krijojmë iluzione apo të gënjejmë në kuptimin politik të fjalës. Të garuarit në këto kishte që jemi duke parë të shkuarën që nuk favorizoheshim nga kushtet për të garuar, në shumicën e bashkive do të kandidojmë me këshillat bashkiakë. Ne kërkojmë të japim premtime për administrimin e bashkive. Unë jam në listën e këshillit bashkiak në Tiranë me numrin tre. Unë si Pano premtoj se mund t jem një sy i qytetarëve për buxhetin.
Top Channel