E ftuar në Wake Up ka qenë ish-banorja e Big Brother Vip I Beniada Nishani, e cila ka folur për miqësinë e saj që ka me Jorin, vajzën që ka hyrë në Big Brother këtë vit dhe që ka sjellë shumë pozitivitet në këtë shtëpi.
Beniada tregon se Jorin e ka takuar në Milano, ku të dyja janë pranuar të jenë pjesë e një emisioni sportiv dhe nga aty ka vazhduar miqësia e tyre.
Neada Muçaj: Ne jemi kurioze ta dimë si jeni njohur ju të dyja?
Beniada Nishani: Ne jemi njohur në Milano me shoqëri të përbashkët, kemi pasur një kasting për një program sportiv dhe në këtë kasting na morën të dyja edhe mua edhe Jorin. Ishin shumë vajza nga Milano, pastaj unë nuk pata mundësi ta vazhdoja këtë program që quhet “Procesi Sportiv”, Jori e vazhdoi dhe i eci.
Blendi Salaj: Është me Manushin e Italisë domethënë, Eduardo Manushi (qesh).
Beniada Nishani: Jori është një vajzë shumë solare dhe gjëja e parë që na ka pëlqyer është energjia e saj dhe mbi të gjitha ndryshe nga vajzat që unë kam njohur në Milano, nuk është mendjemadhe.
Enxhi Nasufi: Ka diçka, mënyrë se si sillet Jori aty brenda shtëpisë, ajo energjia që ti thua, natyraliteti, e krahasojnë edhe me ty. Duket se në karakter keni një farë ngjashmërie, tani vjen për faktin se keni ndenjur me njëra-tjetrën apo se jeni rritur një kulturë të njëjtë atje.
Beniada Nishani: E kam parë që shumë veta e krahasojnë me mua, Jori është si çun haram, edhe në Itali bën më shumë shoqëri me çuna, shikon sportin, dëgjon muzikë rep. Unë kam parë sa ka hyrë në shtëpi, ka dhënë një energji tjetër, është shumë vetvetja. I kam thënë përpara se të hynte Jori kujdes se ta shohësh nga jashtë dhe ta përjetosh brenda për mendimin tim janë dy gjëra të ndryshme dhe e përgatita për disa raste si mund të bëheshin vaki.
Top Channel