Doja Cat zbulon se si duket fytyra e saj e vërtetë, pa filtra…

28/03/2023 21:58

Doja Cat ka treguar defektet e saj në fytyrë duke na dhënë mesazhin që askush nuk është perfekt.

27-vjeçarja me origjinë nga Los Angeles mori çmimin si ‘Artistja më e dëgjuar’ në “iHeartRadio” në ngjarjen e mbajtur në ‘Dolby Theater’ në Los Angeles dhe menjëherë pas fjalimit të saj të shkurtër, ajo bëri një postim falënderues në InstaStory teksa zbuloi puçrrat në ballin e saj.

Ndërkaq, Doja pas marrjes së çmimin emocionoi më këto fjalë: Përsëri, nuk kam përgatitur një fjalim por e di që kam një ekip të mrekullueshëm dhe ata i meritojnë të gjitha gjërat në botë. Dua të të falënderoj Josh, faleminderit shumë, Jordan, edhe mami. Fansat e mi, ju vlerësoj shumë. Mezi pres të shoh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Yjet e “Reunited Scrubs”, Zach Braff dhe Donald Faison, ia dhanë këngëtares çmimin e parë të natës.

Pak ditë më parë gjithashtu Doja surprizoi me paraqitjen e saj në shfaqjen e Schiaparelli, pasi vendosi të mbulojë trupin me më shumë se 30,000 gurë Swarovski. Look-u i këngëtares u realizua nga artistja Pat McGrath, e cili ka treguar se iu deshën gati 5 orë. Durimi sublim i Doja-s gjatë këtyre orëve, që iu deshën për të krijuar pamjen, të aplikuara me dorë, ishte frymëzuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA