Në foto shihet burri që mund të jetë babai biologjik i më shumë se 500 fëmijëve në të gjithë Evropën e ndoshta me gjerë.
Holandezi Jonathan Jacob Meijer, nga qyteti i Hagës akuzohet nga autoritetet se ka kequdhëzuar qindra gra duke u premtuar se mund t’i ndihmojë të ngjizin deri në “një maksimum prej 25 fëmijësh”.
Tashmë grupi i avokatisë The Donor Child Foundation ka paditur 41-vjeçarin për të ndaluar që ai të bëjë të tjera ‘donacione të spermës’.
Autoritetet e kishin mbajtur në monitorim muzikantin që prej vitit 2017, kur shoqata mjekësore e Obstetrisë e Gjinekologjisë e sinjalizuan për donacionet e tij, që kishin ndihmuar në lindjen e rreth 100 bebeve në rreth 10 klinika.
Por ajo që thoshte shtypi vendas nuk e ndaluan dot Meijer, pasi ai vijonte të jepte shërbimet e tij në vende të tjera si Danimarkë e Ukrainë me anë të rrjeteve sociale dhe faqeve të internetit.
Grupi paditës ka sjellë ankimimin e një gruaje holandeze, të cilës i referohen vetëm si Eva.
Ajo thotë se i vijnë të përziera kur zbuloi sesa shumë spermë ka dhuruar Meijer teksa shtonte: “Nëse do ta dija se ai kishte ndihmuar të lindnin më shumë se 100 fëmijë, nuk do ta kisha zgjedhur kurrë si donator”.
“Shumë nëna të tjera i kanë thënë atij të ndalojë, por ai nuk do t’ia dijë, kështu që të vija në gjyq ishte opsioni i vetëm për të mbrojtur fëmijën tim”.
Eva dhe fondacioni mbështetës thonë se shpresojnë të ndalojnë që Meijer të bëjë të tjera donacione.
Ajo dëshiron gjithashtu që donacionet e depozituara të spermës së tij të shkatërrohen, përveç atyre të porositura nga gra që e kanë tashmë një fëmijë prej tij.
Kreu i fondacioni ‘Donor Child Foundation’, Ties van der Meer, shtonte: “Ne po veprojmë kundër këtij burri pasi qeveria nuk po bën asgjë. Ai mund të arrijë te kushdo me anë të internetit dhe ka bërë biznes me banka ndërkombëtare sperme”.
Nëse shifrat janë të sakta, numri i pasardhësve të Meijer e vë atë edhe më përpara se Clive Jones, mësuesi britanik që njihej si donatori më prodhues i spermës duke bërë të lindin rreth 130 fëmijë, shkruan rrjeti vendas Metro.
Top Channel