15/12 17:16
Jemi në në fund të marsit, por kapriçot e motit na surprizojnë çdo ditë.
Këtë të martë, për shkak të uljes së temperaturave, në Korçë janë rikthyer edhe një herë tjetër reshjet e borës.
Megjithatë, janë reshje të pakta dhe nuk kanë krijuar shtresë në rrugët e qytetit juglindor.
Reshje bore ka pasur këto dy ditë edhe në Bulqizë, Dibër dhe në zonat malore të Elbasanit.
Ndërsa në Ultësirën Perëndimore, ka pasur probleme si pasojë e reshjeve të shiut dhe breshërit. Në zonën e Myzeqesë janë dëmtuar kulturat bujqësore dhe fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga Ministria e Bujqësisë.
Top Channel