Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazetarët e emisionit Fiks Fare se prej 1 viti ka dorëzuar të gjitha dokumentet në policinë e Durrësit pasi aty jeton, dosje e cila sipas tyre ka shkuar në Ministrinë e Brendshme dhe pastaj duhet të shkonte në presidencë.

“E kam plotësuar gjithë dosjen, jetoj në Shqipëri prej 15- vitesh, dhe kam 2 fëmijë 13 dhe 10 vjeç të cilët i kam me nënshtetësi shqiptare, ndërsa unë nuk e marr dot” thotë Etilda.

Duke mos mundur të marrë kështu asnjë shërbim dhe nuk ka asnjë të drejtë në shtetin shqiptar, deri dhe tek vizitat mjekësore.

Ajo kërkon ndihmën e Fiksit, pasi institucionet e sorollasin.

Ministria i thotë shko në presidencë, kjo e fundit shko në ministri.

Këtë gjë Fiksi e solli me zë dhe figurë, pasi denoncuesja shkoi në ministri dhe presidencë dhe të dyja institucionet fajësuan njëri-tjetrin.

Në ministri punonjësja fajëson presidentin e ri sepse kthen shumë dosje, ndërsa presidenca shfajësohet se është përgjegjësi e ministrisë. Kjo e fundit kur ka mungesë dokumentacioni duhet të lajmërojë qytetarin.  Ndërkohë të pyetur se ku ndodhet aktualisht dosja e qytetares, presidenca ende nuk ka kthyer një përgjigje.

Denoncuesja shkon në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Denoncuesja: Përshëndetje! Isha dje, që pyesja për dokumentacionet për shtetësi, ju më çuat te presidenca.

Punonjësja: Nuk more përgjigjen këtu?

Denoncuesja: Jo ata më thanë se e kemi çuar dosjen prap, se kanë munguar prap disa dokumentacione dhe e kemi çuar dosjen prap te Ministria e Brendshme.

Punonjësja: Ke ndonjë numër protokolli?

Denoncuesja: Jo, nuk më dhanë ato më thanë që nëse nuk e gjejnë ato,  të japin….

Punonjësja: Po si e vërteton që e ka sjellë këtu ajo pa patur një numër.

Denoncuesja: Mirë do ma jepni mua numrin e protokollit që e keni dorëzuar?

Punonjësja: Po ta jep ajo ty numrin e protokollit për ta vërtetuar e ka sjellë këtu apo jo.  Po mirë shko te ajo e drejtorisë, që ja kena çuar asaj të drejtorisë, edhe shko atje, a të them dhe unë si ajo ty? A të them dhe unë kështu? Edhe të përcjell, siç të ka përcjellë ajo dhe të ka pru këtu.

Denoncuesja shkon në Presidencë

Punonjësi:O Etilda shiko, në presidencë nuk ka ardhur fare dosja, nuk e kam dorëzuar unë atje

Denoncuesja: Po ti the atë ditë që ka patur mungesë dokumentacioni e kemi dorëzuar muajin dhjetor

Punonjësi: Është e vërtetë, po.

Denoncuesja: Këtë pra, ajo thotë numrin e protokollit.

Punonjësi:  Të dhjetorit?

Denoncuesja: Të dhjetorit, të ma japësh që të iki ta kërkojë ajo aty

Punonjësi: O ça sorollatje oe? Po pse sillen kështu?

Denoncuesja: E dinë ata

Punonjësi: Ajo duhet të merrte në telefon dhe të thoshte hajde këtu, ke këtë mungesë dokumentacioni. Punonjësja: Se realisht… Ministria e Brendshme lë shumë për të dëshiruar. Po ta them kshu, se unë do ta jap numrin, nuk kam interes nëse dosja është këtu të të sorollas ty se gjithë ditën me këtë gjë merremi. Nuk ndodh që ta lë në harresë sepse raportoj te presidenti. Kshuqë mund të ndodhi që ata ja fusin kot. Ça interesi kam?

Denoncuesja: Ata tani kërkojnë numrin e protokollit që presidenca e ka dorëzuar atje në muajin dhjetor që tha ai çuni.

Punonjësja: Kur ta japim numrin insisto atje thuaju atyre  unë nuk largohem nga këtu po nuk më sqaruat, ju realisht, ligji e ka detyrim ligjorë që Ministria e Brendshme kur dosja refuzohet ose ka mangësi ty të marrin në telefon, o të lajmërojnë me kërkesë, e kanë ligj.

Denoncuesja: Po.

Punonjësja: Mos ju ndaj atyre, u thoni mos më sorollasni më në presidencë e kështu kur dosja është këtu.

 Qytetarja rishkon në Ministrinë e Punëve të Brendshme bashkë me numrin e protokollit

Punonjësja: Kur ke aplikuar?

Denoncuesja: Kam aplikuar në datën 15 mars 2022,kjo ka ardhur në dhjetor këtu dhe nuk më ka lajmëruar njeri që ka mungesë dokumentacioni,

Punonjësja: Po a e pyeta unë atë për ty? Eldina kanë ardhur dokumentat këtu, dhe i kanë nisur prapë në presidencë.

Denoncuesja: Hahaha

Punonjësja: Pse po qesh?

Denoncuesja: Po qesh se ata thonë s’janë aty. E di si jam bërë? Si top ping pongu e?

Punonjësja: Po dje i kanë nisur, nuk ka vajt akoma dosja

Denoncuesja: Tashi ça t’i bëj unë?

Punonjësja: Ishalla mos i kthejë prapë presidenca

Denoncuesja: Për çfarë arsye?

Punonjësja: Se i ka kthyer presidenca , se po kthejnë shumë nuk je vetëm ti. Presidenti i ri po kthen shumë dokumenta.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA