Njëri prej autorëve të sulmit të mbrëmjes së djeshme me armë në Rrëshen, përkatësisht Martin Bardhi ose Martin M., është vënë në pranga.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, ndërsa në kërkim janë ende djali i 59-vjeçarit dhe  nipi i tij.

Pas hetimeve të kryera rezultoi se 31-vjeçari Erind Bardhi ose Erind M. Dhe 28-vjeçari K. M. Ose K. B., janë të përfshirë në sulmin me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në vitin 2020, i cili gjatë largimit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti i blinduar u përplas me bordurën e rrugës.

Mbi 59-vjeçarin, banues në Rrëshen, rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për kapjen e dy të rinjve, ndërsa Prokuroria vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Lexo edhe: Konflikt mes fisesh në Rrëshen/ Babë e bir qëllojnë me armë drejt një mjetit të blinduar, shkaktohen dëme materiale (Pamje)

Njoftimi policisë:

Rrëshen, Mirditë/ Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Rrëshën, ku pas një konflikti, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 41-vjeçari.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar(djali dhe nipi i shtetasit të ndaluar) pasi nga hetimet të 2 këta shtetas rezultojnë të përfshirë në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA