Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka dënuar me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it, duke e konsideruar sulmin ndaj medias një sulm flagrant kundër demokracisë.
Duke i shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve të Pal Kolës, OSBE kërkon një hetim të shpejtë për zbardhjen e plotë të incidentit dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të krimit.
“Dënojmë me forcë sulmin kriminal kundër Top Channel-it dhe shprehim tronditjen dhe ngushëllimet tona të ndjera për familjen dhe kolegët e punonjësit të sigurisë, z. Pal Kola, i cili humbi jetën në krye të detyrës, ndërsa ruante ndërtesën ku bëhet gazetari që i shërben informimit publik. Një sulm i tillë flagrant kundër medias është sulm flagrant kundër demokracisë. Prezenca e OSBE-së u bashkohet thirrjeve të zyrtarëve më të lartë të shtetit për një hetim të shpejtë e të plotë të incidentit dhe pret që autorët dhe motivet e plota të këtij sulmi të identifikohen dhe të vihen para drejtësisë”- thuhet në njoftim.
Top Channel