Një banesë ka marrë flakë në fshatin Ravinik të Korçës, ndërsa pronari ka shpëtuar mrekullisht.
Burimet për Top Channel bëjnë me dije se pronari vuan nga problemet e shëndetit mendor dhe ia ka vënë vetë zjarrin banesës.
Fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime pasi zjarrfikësja ndërhyri në kohë duke shuar flakët. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për ngjarjen.
Njoftimi policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Ravonik, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit A. D. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.
Top Channel