Harry Styles dhe Emily Ratajkowski “tronditën” rrjetin teksa putheshin në Tokio, modelja e ka refuzuar 9 vite më parë

27/03/2023 18:01

Harry Styles  tronditi internetin teksa u pa duke puthur me pasion  Emily Ratajkowski  në rrugët e Tokios.

Daily Mail thotë se këngëtari 29 vjeç, kishte kohë që e dëshironte supermodelen 31-vjeçare, madje e quajti atë të dashurën e tij të famshme gjatë një interviste të vitit 2014.

Por ndjenjat nuk ishin të ndërsjella në vitin 2016, kur Emily refuzoi që ajo të dilte me ish- yllin e One Direction.

Harry foli për dashurinë e tij të re në një klip tetë vjet më parë, kur u pyet nga një intervistues nëse ai dashuronte një të famshëm. Ai u përgjigj, ‘Emily Ratajkowski’, ndërsa në mënyrë qesharake shqiptoi gabim mbiemrin e saj.

 

Romanca e re befasuese vjen pas ndarjes së Styles nga aktorja Olivia Wilde, 39 vjeç, nëntorin e kaluar dhe divorcit të Ratajkowski nga Sebastian Bear-McClard, me të cilin ajo ndan djalin Sylvester, dy vjeç, shtatorin e kaluar.

Fansat e entuziazmuar nxituan të theksojnë se Harry ka ‘manifestuar’ romancën e tij me Emily-n prej vitesh.

“Ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA