Ftesë në 5/ Pal Kola i Top Channel s’ është më! Të ftuarit të prekur: U gdhimë me dhimbje sikur të na kishte ndodhur neve

27/03/2023 18:58

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Arbër Çepani, Suela Koçibellinj, Mand Peza dhe Ina Kollçaku.

Ata zgjodhën që të mbanin një qëndrim live lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në ambientet e Top Channel disa orë pas mesnatës.

Ata dënuan sulmin ndaj Top Channel si një gjest terrorist që ka tronditur gjithë shoqërinë shqipatre.

“Pal Kola s’ është më, por mund të kishte ndodhur edhe më keq… Më shtohen dyshimet nëse ia vlen të rris fëmijët në këtë vend”, tha Mand Peza.

Ndërkohë aktivistja Koçibellinj e prekur shtoi.

“Ndjesia e parë për secilin sot në mëngjes kur lexuam lajmin ishte sikur na përkiste të gjithëve. Top Channel është një institucion që ka rritur breza dhe shihet si fuqi, i paprekshëm… Dhe kur sheh që preket dhe humbet jetë njeriu, siguria tronditet. Edhe në kafe të thjeshtë shihje një trishtim masiv”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA