Përplasja e dy mjeteve lundruese me turistë në liqenin e Komanit, pesë të plagosur, zbardhen detajet 19/08 16:57
Ngrohja e motit ka rikthyer fluksin në bregdet këtë fundjavë.
Në Durrës, qytetarët po shijojnë rrezet e diellit dhe shëtitjen buzë detit.
Temperaturat nuk i kalojnë 17 gradë Celsius, por disa kanë guxuar duke notuar në det, ndonëse uji është ende i ftohtë.
Nga ana tjetër peshkatarët nxitojnë të kthehen këtë pasdite nga gjuetia në det të hapur, pasi fillimi i javës do të ofrojë kushte të tjera atmosferike.
Sipas shërbimet meterologjike, java e ardhshme do të shoqërohet me vranësira dhe reshje shiu.
Top Channel