Një person ka ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti këtë mëngjes në aksin rrugor Laç – Mamurras.

Mjeti tip “Volkswagen” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga rreth orës 05:50, duke përfunduar i përmbysur në një tokë bujqësore.

Si pasojë, shtetasi A. M. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasi E. D. ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin mjekësor.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që grupi hetimor në vendin e ngjarjes pritet të bëjë zbardhjen e rrethanave.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA