Super Sulejmani, kuqezinjtë në avantazh ndaj Zvicrës

25/03/2023 18:16

Shqipëria U21 e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Zvicrës U17, takim i vlefshëm për eliminatoret e Euro U17.

Skuadra e drejtuar nga Ervin Bulku, kaloi në avantazh në minutën e 14’ falë golit të Flavio Sulejmanit.

Presingu i sulmuesit bëri efekt. 17-vjeçari i Perugias, besoi te një top i ardhur nga mbrojtja dhe fitoi duelet me mbrojtësin dhe portierin kundërshtar.

Parabola e Sulejmanit përfundoi në rrjetë, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh. Ndeshja po luhet në “Air Albania” dhe po transmetohet në SuperSport 1.

Gjatë pjesës së parë shkëlqeu me pritjet e tij edhe Amarildo Dervishi, portieri 16-vjeçar i Skënderbeut./ SuperSport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA