2 politikanët brazilianë ‘zgjidhin’ mosmarrëveshjen bashkiake me tre raunde duel grushtesh në ring (video-foto)

25/03/2023 18:29

Kryebashkiaku i qytezës Borba në rajonin e Amazonës dhe ish-këshilltari i tij, vendosën që një konflikt politik ta luftonin me grushte në ring, në duelin me tre-raunde të transmetuar direkt në internet vitin që shkoi.

Dy politikanët rivalë të rajonit të Amazonës braziliane vendosën të realizonin duelin e dhunshëm falas duke krijuar “një precedent të rrezikshëm për natyrën antagoniste të demokracisë në vend”, sipas mediave.

Kryebashkiaku Simão Peixoto, u sfidua publikisht në një duel boksi nga ish-këshilltari i bashkisë Erineu da Silva dhe sfida u pranua.

Silva raportohet se kundërshtonte mosmbajtjen e fjalës së kryebashkiakut për mbrojtjen e një parku ujor pranë lumit Madeira dhe kërkoi që politikani të ndeshej me të, pasi e quajti “i kalbur” dhe “i korruptuar”.

Peixoto kishte pranuar sfidën duke publikuar një online video ku tregonte gatishmërinë e tij për të goditur me grushte antagonistin. “Tregoje fytyrën tënde!” i thoshte kryebashkiaku Mirico.

Peixoto kishte zbutur me pas tonet e tij kur publiku dënoi ‘sjelljen e rrugës’ të burrit që është zgjedhur si kryebashkiak i rajonit. Prandaj ai u siguroi se do të merrte pjesë vetëm në një përleshje të kontrolluar e të organizuar në një ring.

“Unë nuk jam luftëtar rruge … jam kryebashkiaku i Borba,” shkruante politikani në llogarinë e tij. “Por nëse ai do të luftojmë … unë jam gati ….”

Dhe të dielën e një muaji më vonë luftimi filloi, me qindra spektatorë që mbushën palestrën e një shkolle të mesme në zonë.

Dëshmitarët panë përleshjen 13-minutëshe që u transmetua direkt në rrjet nga grupi i Peixoto.

Por pas tre raundesh të turpshme grushtimi, “kryebashkiaku i Borba nuk ngrihej dot më në kënbë nga grushtet e ulëta që kishte marrë nga kundërshtari,” shkruante rrjeti vendas BNC Amazonas.

“Kryebashkiakut i ra nofulla përtokë,” rrjeti tjetër vendas Fato Amazônico, raportonte për ngjarjen.

“Ja si ka përfunduar politika në Brazil së fundmi, është tmerruese”, komentonte një kritik në rrjet.

FOTO GALERI
2/3
“Ja si ka përfunduar politika në Brazil së fundmi, është tmerruese”, komentonte një kritik në rrjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA