Roma kthen mbrapsht Wijnaldum, dy kandidatë për mesfushën

24/03/2023 16:54

Roma ka vendosur të mos ushtrojë të drejtën e blerjes për mesfushorin Georgino Wijnaldum, pasi përveç 8 milionë eurove që kërkon PSG-ja, duhet të bëjë llogaritë edhe me pagën e lartë të holandezit, i cili përfiton rreth 7 milionë euro neto në sezon.

Verdhekuqtë kanë kthyer sytë nga Seria A për të përforcuar mesfushën dhe emri i parë në listë mbetet ai i Davide Frattesit, të cilin e kërkuan edhe verën e kaluar deri në ditën e fundit të merkatos.

Palët kanë negociatat të hapura dhe marrëveshja mund të konkretizohet këtë verë, teksa Roma është gati të paguajë deri në 35 milionë euro për mesfushorin italian, por tani duhet të bëjë llogaritë edhe me konkurrencën që i ka shpallur Juventusi.

Një tjetër emër që vëzhgohet me kujdes nga kryeqytetasit, është ai i kapitenit të Lecces, Morten Hjulmand, i cili po bën paraqitje fantastike këtë sezon në kampionatin italian.

Ky i fundit është një zbulim në Serinë A, pasi ofron grintë, rezistencë dhe qarkullim të mirë të topit, megjithatë edhe në këtë rast konkurrenca pritet të jetë mjaft e fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA