Ne të gjithë kemi dëgjuar shprehje frymëzuese si “puno në heshtje dhe lër që zhurmën ta bëjë suksesi yt”, por shumë herë kemi parë që përpjekjet nuk kthehen në realitet.

Por historia e Mohammed Abubakar mund të na rikthejë besimin te ëndërrat dhe të na motivojë për të luftuar sa më shumë.

Nigeriani kishte nisur punë si pastrues me linjat ajrore Air Azman rreth njëzetekatër vjet më parë.

Fillimisht pasi mbaroi shkollën ai u regjistrua në gjimnazin politeknik të Kaduna por nuk arriti të hynte.

Mohammed Abubakar gjithsesi nuk pranonte të mbetej pa punë dhe mori punën e rastit të pastruesit të avionëve. Me rrogën e vogël që kishte shumë nuk besonin se do të zgjaste në punën e tij të pakualifikuar.

Por Abubakar nuk hiqte dorë dhe më pas u punësua si anëtar i stafit tokësor të aeroportit.

Ngadalë ai nisi të mësojë për industrinë e fluturimeve ajrore dhe pas një performance të mirë u punësua si anëtar i stafit të kabinës së fluturimit me një rrogë mjaft më të mirë.

Më vonë ai shkoi me kompaninë Aero Contractors si ndihmës fluturimi, ku gjatë punës së tij dha ndihmë të vlefshme nga eksperienca e tij.

Të kënaqur me bashkëpunimin, eprorët i rritën atij rrogën dhe më pas me nxitjen e drejtorit ai bëri kursin për të realizuar ëndrrën e të qenit pilot avioni.

Kompania e tij më pas e ndihmoi për një specializim pilotimi në Kanada dhe tashmë prej dy vitesh Abubakar është pilot avioni pasagjerësh me grupin Azman Air.

“I rezistova stuhisë dhe ja ku jam sot”, tha ai për rrjetin vendas Daily Trust.

FOTO GALERI
1/3
Nigeriani kishte nisur punë si pastrues me linjat ajrore Air Azman rreth njëzetekatër vjet më parë.

Top Channel