Në një lidhje direkte me emisionin e mëngjesit “Wake Up” në Top Channel ka qenë Robert Aliaj, i cili ka komentuar hedhjen e këpucëve të Kristit nga Luizi në pishinë.
Ai e konsideron këtë si një gjest të keq dhe se Luizi i duket si një njeri me personalitete të ndryshme që i shfaq në momente të ndryshme sipas interesit.
Robert Aliaj: Shiko është pjesë e lojës dhe nuk dua që të jap filozofi dhe shumë rëndësi kësaj gjëje, është pjesë e lojës. Unë kam parë që midis Kristit dhe Luizit ka një lloj kimie, kanë një komunikim non verbal. Ata njerëz komunikojnë me shikime dhe situacione, domethënë shikojnë situatën dhe veprojnë në mënyrë analoge edhe kur ata atakohen ata, të paktën aq sa kam parë…
Neada Muçaj: Nuk mendon që këto janë provokime ndaj Luizit për Kristin, mendon që ai e do në finale dhe po e e angazhon në lojë përmes këtyre veprimeve?
Robert Aliaj: Jo unë mendoj që sjellja e Luizit është shumë natyrale, në kuptimin që ai nuk e do Kristin në finale, ose ndoshta, nuk e di çfarë strategjie ka. Nuk është i qartë fare, është egocentrike, është shumë njeri me personalitete të ndryshme që i shfaq në momente të ndryshme sipas interesave, po nuk e shoh këtë si një provokim i rëndë. Ajo hedhja e këpucëve ishte një gjest i keq sepse loja sepse loja nuk ishte të prekësh fizikisht apo materialisht tjetrin. Dy palë nga ato këpucë janë këpucë koleksioni të cilat kanë një kosto që ai…
Blendi Salaj: Ne e dimë që Kristi i ka me shumë merak ato këpucë sepse e ka shprehur këtë gjë, ka qenë diçka që Luizi e di që i ka me merak.
Robert Aliaj: Ato janë këpucë dizajneri, nuk e kam tek lekët sesa e kam tek atashimi emocional që ka Kristi. Kristi ta thotë mos e prek dhe s’ke të drejtë. Çfarë shoh gjë të bukur aty sjellja epike e Kristit kur nuk i dha asnjë rëndësi fare, i mori i shtrydhi, i pastroi me një qetësi. Bile bëri dhe ironi, tha u lanë këpucët e mia, ndërkohë unë e di sesa e dhimbshme ishte për Kristin ajo gjë.
Top Channel