Rriten normat e interesit të lekut/ Banka e Shqipërisë, rrit me 0.25% përqind për t’ju përgjigjur inflacionit

23/03/2023 19:49

Pas katër muajve stopim, Banka e Shqipërisë  mori sërish vendim për rritjen e normave të interesit me 0.25% për kreditë dhe depozitat në lekë.

Guvernatori Sejko shpjegoi se ndërsa inflacioni fillimisht u rrit nga çmimet e importit dhe karburanteve, tani po mbahet i lartë nga presioni i tregut të brendshëm

“Megjithëse inflacioni ka ardhur në rënie, presionet e brendshëm mbi çmimet dhe sidomos ato që vijnë nga tregu i punës janë të forta dhe në rritje. Kjo rritje ka mbështetur zgjerimin e të ardhurave të disponueshme të familjeve shqiptare, ka ushqyer zgjerimin e konsumit familjar si dhe ka ndihmuar në qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindje nga 2.75% në 3%.”- tha Genc Sejko.

Ndërsa në Amerikë dhe Europë rritja e normave të interesit ka shkaktuar falimentin e dy bankave dhe shitjen e një tjetër, guvernatori Sejko siguroi qytetarët se sistemi bankar në Shqipëri është i sigurt.

“Sistemi ynë financiar është i pandikuar apo me ekspozime nga këto tregje financiare. Jo vetëm nga bankat amerikane, por edhe nga Credit Suisse është pothuajse e papërfillshëm nën 0.8% një ekspozim minimal që ka sistemi financiar shqiptar. Pasojat e krizës së 2008-ës dhe krizës së borxheve në eurozonë apo krizës greke kanë bërë që ne të marrim masa rregullative dhe prudente, në atë mënyrë që bankat të jenë të mbikapitalizuara dhe likuide.”- tha Sejko.

Banka e Shqipërisë vazhdon me parashikimin se inflacioni do të ulet në mesin e vitit e ardhshëm në objektivat e parashikuara prej 3%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA