Parku më i madh i luleve në botë Keukenhof, hapet për sezonin e çeljeve të pranverës (fotot)

23/03/2023 19:08

Parku më i madh i luleve në botë, është hapur sot në Holandë për të shfaqur lulëzimin pranveror te vizitorët.

Parku Keukenhof në jug të Holandës priste sot vizitorët me miliona tulipanë, zambakë e narcisa të lulëzuara në parcelat e tij.

Keukenhof do të qëndrojë hapur nga 23 marsi deri më 14 maj, teksa rreth 7 milionë lule mbillen aty në vjeshtë për të lulëzuar në pranverë.

Rreth 800 lloje tulipanësh dhe një seri lulesh të tjera çelin në 32 hektarët e parkut, së bashku me kopshte të kuruar dhe evente tematike.

“Kjo është hera e parë që vij në Holandë dhe erdhën të shikojmë tulipanët e famshëm”, thotë vizitori Saurin Shah i shoqëruar nga prindërit e tij.

“Ne jemi nga Chicago, dhe kishim dëgjuar shumë për kopshtet e hapura, por pamë që kishte dhe shfaqje brenda. Kishte njerëz nga e gjithë bota”, tha ai.

Kopshtari vendas Patrick van Dijk, thotë se fillimisht në Keukenhof nuk kishte asgjë të kultivuar.

“Ne që punojmë këtu kemi nisur gjithçka nga hiçi. Çdo gjë është dizajn i ri. Ne mbjellim zhardhokët e tulipanëve, ato nisin të rriten e më pas marrin ngjyrë.”

“Jemi të lumtur që vendi hapet më në fund pa kufizime, ne mbështetemi më shumë të vizitorët e huaj. Vitin e kaluar kishin pak më shumë se 1 milionë por mbjellësit tanë po përgatiten për shtim të punës”.

FOTO GALERI
1/8
Parku Keukenhof në jug të Holandës priste sot vizitorët me miliona tulipanë, zambakë e narcisa të lulëzuara në parcelat e tij.

Top Channel