Meshkujt e fokave elefant vdesin herët pasi duhet të kënaqin ‘haremin’ me dhjetra femra (fotot)

23/03/2023 15:30

Meshkuj e kolonive të fokave elefant raportohet se po vdesin më herët se zakonisht pasi duhet të mbajnë të kënaqura tufat e mëdha që nganjëherë arrijnë deri në 100 femra.

Një studim i rreth 14,000 fokave jugore elefant në ishujt Macquarie në jugperëndim të Paqësorit, zbuloi se përqindja e mbijetesës së fokave meshkuj dhe femra është e njëjtë në moshën e hershme, por ajo e meshkujve binte ndjeshëm për rreth tetë vitesh jetese.

Përqindja e mbijetesës së meshkujve binte me rreth 50%, ndërsa ajo e femrave mbetej konstante në 80%.

Meshkujt e rritur peshojnë rreth pesë herë më shumë se femrat, thuhet mes të tjerash në studimin e publikuar në revistën Royal Society Open Science.

Autorja e studimit Sophia Volzke e Universitetit të Tasmanisë shkruante se fokat meshkuj më të shëndoshë kishin avantazhe të konsiderueshme në riprodhim.

“Ata e marrin ushqimin e tyre vetëm nga oqeani. Ndërsa kur ndalojnë në tokë (për t’u riprodhuar) konkurojnë me meshjkuj të tjerë për aksesin te femrat”.

“Fokat duhet të kenë rezerva yndyrnash për të mbijetuar në tokë, nganjëherë pa ngrënë asgjë për disa javë apo edhe muaj”.

Por ajo shtonte se specia shfaq disa raste “poligjinie ekstreme” ku një pjesë e vogël e meshkujve më dominues e më të mëdhenj, kontrollojnë tufën si njëfarë haremi të tyre për femrat e shumimit.

“Disa meshkuj më të mëdhenj nisin të kontrollojnë haremin dhe vetëm kur ai bëhet shumë i madh ata lejojnë të tjerë meshkuj të bëhen asistentët e tyre në shumim”, thotë ajo.

“Kjo varet nga madhësia e haremit dhe gjeografia e plazhit, për shembull nëse ka një plazh shumë të gjatë ata me shumë gjasa krijojnë disa tufa në formë haremi”.

Studiuesit thonë se meshkujt dominues shtojnë në peshë me shpejtësi për të konkuruar dhe kjo mund të sjellë masën e vogël të shanseve te mbijetesës së tyre.

FOTO GALERI
2/3
Përqindja e mbijetesës së meshkujve binte me rreth 50%, ndërsa ajo e femrave mbetej konstante në 80%.

Top Channel