Foto/ Lewis Hamilton nga kampion bote i Formula 1, në një ikonë mode

23/03/2023 17:58

Lewis Hamilton, shoferi kampion botëror i Formula 1, me paraqitjet e tij vitet e fundit, ka hyrë ngadalë në botën e modës së lartë.

Në Çmimin e Madh të F1 në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar, Hamilton u pa për herë të parë me ngjyra të ëmbla me material leshi, atlete saten dhe pantallona leshi të qëndisura me dorë me perla nga koleksioni i meshkujve Dior Pranverë-Verë 2023. Një ditë më vonë, shoferi i Mercedes-it doli në pamjen e tij më të modës deri më tani: i gjithi në të zeza.

Këto veshje janë vepër e stilistit Eric McNeal. Që nga viti 2018, ekipi i F1 Mercedes është sponsorizuar zyrtarisht nga Tommy Hilfiger – një etiketë që Hamilton e vesh rregullisht – por ndërsa McNeal thotë se i pëlqen të punojë me markën amerikane, është e qartë se ai nuk i është shmangur eksperimenteve me marka të tjera.

Me kalimin e kohës, stili i tij është pjekur, sot ai është një prezencë e rregullt në rreshtin e parë në javët e modës dhe në tapetet e kuq. Në vitin 2022, ai drejtoi një fushatë Valentino së bashku me Zendaya.

FOTO GALERI
3/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA