Osmani: Serbia tregoi që premtimet e dhëna në dialog s’kanë asnjë vlerë për të

22/03/2023 13:14

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar sot se i gjithë presioni duhet të jetë mbi Serbinë që të respektojë detyrimet që ka ndërmarrë.

Serbia akoma pa u mbushur 24 orë nga dakordimi në Ohër, njëlloj siç ndodhi edhe në shkurt e përsëriti edhe në mars. Pra, tregoi që premtimet që i ka dhënë në kuadër dialogut, nuk kanë asnjë vlerë për të as politike e as juridike dhe rrjedhimisht njoftoi edhe komunitetin ndërkombëtar që ai nuk do të zbatojë obligimet, të cilat qartë dalin nga marrëveshja bazë dhr nga aneksi. Tani pavarësisht që u dakordësua në Ohër tani në mars, më lejoni të riktheksoj që teksti i marrëveshjes bazë mbetet si i tillë dhe nuk ndryshohet. Rrjedhimisht neni 4 i asaj marrëveshje, i cili e obligon Serbinë që të mos kundërshtojë anëtarësimin e Republikës se Kosovës ne asnjë organizatë ndërkombetare, pa dallim, pa përjashtim, mbetet në fuqi“, ka thënë ajo.

Sipas saj, traktati i Vjenës kërkon që dakordësimi i thënë nga të dyja palët të zbatohet dhe ka thënë se Borrell nuk mund të pajtohet në emër të Vuçiçit.

Neni 2 e neni 1, të cilët përcaktojnë parimet të së drejtës ndërkombëtare, të cilat përfshihen edhe vet në Kartën e Kombeve të Bashkuara që detyrojnë Serbinë ta njeh dhe ta respektojë integritetin territorial të Kosovës dhe që të dyja palët të trajtohen të barabarta, që të respektohen edhe simbolet kombëtare të njëra-tjetrës, parime të tjera, ato mbesin në fuqi. Por, në momentin kur Serbia del dhe tregon që nuk do të zbatojë asnjërën nga këto, duke kërkuar edhe vulosjen nga Kuvendi i Serbisë që të mos zbatojë, ata për të cilën është dakordësuar e rrezikon në esencë këtë marrëveshje në kuadër të Traktatit të Vjenës”, ka shtuar ajo.

Kosova dhe Serbia më 18 mars janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i detyruar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA