“Nuk ka përjashtim për mbretërinë”, përdorimi i drogës nga Princ Harry kërcënon vizën e tij amerikane

22/03/2023 12:43

Pranimi i Princit Harry për marrjen e drogës mund të kërcënojë vizën e tij amerikane, ka paralajmëruar një avokat amerikan teksa këmbënguli se nuk kishte “përjashtim për familjen mbretërore”.

Duka i Sussex- it zbuloi në librin e tij ‘Spare’ dhe intervistat televizive se ai kishte marrë kokainë, kanabis dhe kërpudha magjike në të kaluarën.

Ligji i imigracionit në SHBA ka dënime të ashpra për gënjeshtrën e zyrtarëve të imigracionit, duke përfshirë dëbimin dhe ndalimin e aplikimit për shtetësi.

Ish-prokurorja federale Neama Rahmani tha për Page Six mbrëmë: “Pranimi i përdorimit të drogës zakonisht është arsye për papranueshmëri. Kjo do të thotë se viza e Princit Harry duhej të ishte refuzuar ose revokuar sepse ai pranoi se kishte përdorur kokainë, kërpudha dhe droga të tjera.”

Por avokati i imigracionit me bazë në Teksas, Sam Adair, i tha Page Six se nuk ka gjasa që këto pranime të paraqesin problem, sepse nuk ka pasur dënime penale.

Dhe avokati James Leonard tha se zbulimi në një libër se “ke eksperimentuar me drogën kur ishe i ri” nuk do të mjaftonte që zyrtarët e imigracionit të nisnin një hetim mbi statusin e Harrit.

Fondacioni Heritage thotë se nëse zyrtarët e kufirit e dinin, rasti i Harrit ngre pyetje nëse atij iu dha një trajtim i veçantë sepse ai është një princ dhe gruaja e tij është një yll televiziv, gjë që ata këmbëngulin se do të ishte e paligjshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA