Elton Ilirjani ka thyer çdo barrierë dhe ka bërë histori duke u bërë modeli i parë pa gjini, i cili ftohet të sfilojë në Seoul Fashion Week.
Ky ishte një moment i veçantë, i cili u komentua mjaft nga media koreane si një arritje dhe evoluim i industrisë së modës në Seul.
Pas tre sfilatave të suksesshme për MMAM, Seokwoon Yon dhe Greedilous, Ilirjani ka mbyllur me sukses Javën e Modës në Seul duke ecur për Maison Nica.
“Shfaqja e katërt i dedikohet gjyshes sime ‘nëneja’! Moderne dhe e çmendur si ajo!” – është shprehur Eltoni në Instagram ku ndër të tjera ka shtuar: “Këtë mars bëhen 34 vite që je larguar. Në këtë çantë të zezë (referuar çantës që përdori në sfilatën e fundit për Maison Nica) kam 40 kukullat që ti bëre për mua! Faleminderit që më trajtove si një vajzë të vogël!”
Shfaqja e fundit, por pa dyshim jo nga rëndësia e renditi Elton Ilirjanin si një personazhet më të përfolur të javës se modës, jo vetëm për përshtatjen e veshjeve provokative por edhe për karizmen që përcjell në pasarelë!
Top Channel