Qindra muslimanë në kryeqytetin indonezian Xhakarta ofruan sot lutjet e mbrëmjes në xhaminë më të madhe të Azisë juglindore Istiklal, për të shënuar nisjen e muajit të shenjtë musliman të Ramazanit.
Ministri i çështjeve fetare në Indonezi Iakut Kolil Kumas tha se Ramazani do të nisë të enjten, pas konfirmimit të formës së hënës sipas astrologjisë islame, në disa rajone të vendit.
Pak pas njoftimit të tij besimtarët vërshuan nëpër xhami për të ofruar lutjet e tyre të pragut të Ramazanit të njohur në vend me “taravih”.
“Megjithse lutjet masive të Ramazanit janë kudo të bukura, unë doja të vija këtu në xhaminë e madhe të Istiklal” , thotë besimtarja muslimane Marlisa, para se të nisë lutjet.
“Unë jam nga Padang, dhe vitet e fundit ishim ndaluar të bënim udhëtimin tradicional para pushimeve të Ramazanit”, shton ajo.
Besimtari Muhamad Dikin, shtonte: “Është shumë emocionuese, pas Mekës ky është vendi i dytë me emocionues për lutjet”.
Periudha e agjërimit, lutjes dhe reflektimit, nis nesër në Azi teksa besimtarët kanë nisur tashmë ritualet e paradave me fenerë e pishtarë, bashkimeve familjare dhe pastrimit të varreve të të afërmve.
Muslimanët janë të paktën 90% e popullsisë së Indonezisë prej 277 milionë banorë.
Top Channel