Deputetët në Uganda kalojnë ligjin e dënimit me vdekje për homoseksualët (fotot)

22/03/2023 19:45

Grupe e të drejtave të njeriut dënuan ligjin që cakton dënim kapital dhe burgim të përjetshëm për sjelljet homoseksuale.

Deputetët e parlamentit të Ugandës kanë miratuar një ligj të kontestuar anti-LGBTQ, që i bën aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje, megjithë kritikat e aktivistëve të të drejtave.

Të gjithë përveç dy nga 389 deputetët, votuan dje për ligjin radikal anti-homoseksualitet, ku thuhet se dënimet më të rënda jepen për “rekrutimin, promovimin e financimin e aktiviteteve të seksit të njëjtë”.

“Një person që kryen shkeljen e rëndë të homoseksualitetit plotëson kushtet për t’u dënuar me vdekje”, thuhet në ligjin e prezantuar nga Robina Rwakoojo, kryetare e cështjeve ligjore e parlamentare të qeverisë.

Vetëm dy nga deputetët e partisë në pushtet, Fox Odoi-Oywelowo e Paul Kwizera Bucyana, votuan kundër legjislacionit.

“Ligji është konceptuar keq, ka disa nene që janë anti-kushtetuese, të cilat sprapsin avancime që kemi bërë kundër dhunës gjinore, dhe kriminalizon sjellje të caktuara kundër normave ligjore,” tha Odoi-Oywelowo.

“Ligji nuk paraqet vlera të shtuara ndaj statutit apo kuadrit ligjor ekzistues”, shtoi ai.

Edhe një version i mëparshëm i tij kishte sjellë dënesë nga komuniteti liberal ndërkombëtar dhe më vonë u anulua nga gjykata kushtetuese e vendit.

Versioni i fundit duhet të firmoset nga presidenti Yoweri Museveni, i cili me veto mund ta ndalojë.

Një prej deputetëve në sallë në kohën e miratimit, John Musila, mbante një bluzë me mbishkrimin: “Thuaj jo homoseksualizimit, lesbianizmit, Gay.”

Aktivistët e të drejtave dënonin ligjin e ri duke e quajtur “legjislacion diskriminimi”.

“Ligji është barbar, diskriminues dhe anti-kushtetues”, tha avokatja e të drejtave Sarah Kasande, nga kryeqyteti Kampala./TheGuardian/

FOTO GALERI
1/3
Deputetët e parlamentit të Ugandës kanë miratuar një ligj të kontestuar anti-LGBTQ, që i bën aktet homoseksuale të dënueshme me vdekje

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA