Për gazetarin Arjan Çani historia e ish-ministrit Arben Ahmetaj me drejtësinë mund të shihet në dy këndvështrime; juridik dhe politikë.

I ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, Çani është shprehur se Ahmetaj nuk është përballur ende me akuzat.

Pjesë nga debati:

Çani: Në nëntor të 2022 SPAK-u ka marrë në dorëzim emailin e kompjuterit të Zotos, dakord? Kjo është bërë publike, hotelet, udhëtimet etj. etj.

Hoxha: Për 3 gjyqtarë SPAK ngriti akuzë sepse ata udhëtuan për të ndjekur një ndeshje, për tre.

Çani: O Anila më ler një sekondë sepse po ndërhyre kështu nuk kupton publiku fare se çthem unë. Ajo çka dua të them është se tendenca për të goditur juridikisht, sepse politikisht është goditur me kohë, “Tigri” duket ashiqare. Edhe me ndihmën e ca medieve.

Duma: Po pra, ndaj Anila ndërhyri duke marrë shembull rastin e tre gjyqtarëve….

Çani: Prapë s’po më kupton. Për “Tigrin” çfarë është provuar pra?

Duma: Po të ishte një tendencë juridike, një rast paralel ka ndodhur.

Çani: Unë shpresoj që këta të gjejnë prova për “Tigrin”.

Duma: Jo nuk ka rëndësi ç’shpresojmë ne Çani…

Çani: Ajo çka dua të them është se për atë opinion publik që është i interesuar që të bëjë një lloj drejtësie në këtë vend në qoftë se ka abuzim me fondet publike… Dakord? Unë në këtë kuptim them shpresoj, sepse unë nuk e kam fare qejf dhe e kam thënë publikisht që as nuk kam të bëjë fare me atë njeri.

Duma: Megjithatë shumë shpesh ti, le të themi që ke një qëndrim etik ndaj atyre që kanë para në Shqipëri dhe për shkak të parave gjykohen edhe apriori.

Çani: Aaa bravo. Këtë gjë nuk dua ta humbas, jo vetëm unë por edhe kolegët e tjerë që nqs kanë dy pare mend në kokë të mos i godasin se janë të pasur. Nëse je i pasur, jo domosdoshmërisht je i inkriminuar. Unë preferoj “100 fajtor në liri sesa një të pafajshëm në burg”. Ky është slogani im dhe këtë e kam për të gjithë, si për këta sot në pushtet edhe nesër kur ata të jenë në opozitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA