I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake UP”, opinionisti i BBV2 Arbër Hajdari ka shprehur se në edicionin e parë i BBV është ndjerë më mirë përsa i përket lojës që është bërë, kurse këtë vit shikon një lojë më individualiste sesa vjet.
Blendi Salaj: Flasim pak për këtë edicion të Big Brother VIP, si e ka parë ti në sytë e ty, ka qenë më agresiv sesa Big Brother VIP 1 edhe pse ai ishte mjaft popullor, ky është bërë edhe më popullor, nuk e di për cilat arsye, por ti si e ke parë të gjithë gjënë deri tani?
Arbër Hajdari: Sigurisht që është shumë ndryshe nga vjet për shkak se një nga lojtarët shfaqi në strategji të re le ta quajmë për lojën, një lojë sigurisht agresive, në kuptimin e strategjisë së lojës, ku solli si pasojë edhe banorët e tjerë të shtëpisë t’i përshtaten kësaj lloji të lojës. Në fakt vjet jam ndjerë më mirë nga loja që është bërë brenda programit. Kishim dy konkurrentë të fortë deri në finale dhe sigurisht që duke bërë një krahasim me vjet, shoh një lojë më individuale sesa vjet. Ne shpesh herë kemi theksuar gjëra bazike siç është komunikimi dhe nëse vjet arrinim të realizonim biseda me banorët, këtë vit është shumë herë më e vështirë, sepse çdo bisedë e fusin në drejtim të paditur ose sipas interesave të lojës së tyre. Ndërkohë që unë nuk jam aty për interesat e tyre, jam për të thënë atë që unë mendoj.
Top Channel