Video/ Imazhe shkatërrimi në aeroportin e Kuvajtit pas sulmit iranian, një i vdekur dhe shumë të plagosur 03/06 12:24
Në aksin Elbasan-Qafë Thanë, vijojnë punimet për zgjerimin e rrugës, ndërtimin e nënkalimeve dhe urës automobilistike.
Kryeministri Rama, i cili ka publikuar pamjet nga punimet, thotë se ky aks do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.
“Kantieri për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, ku puna vijon për ndërtimin e nënkalimeve, urës automobilistike, një aks ky që do të shkurtojë rrënjësisht distancat dhe do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian”- shkruan Rama në Facebook.
Top Channel