Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar sot se tani e rëndësishme është që të nisë zbatimi i plotë i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër.

Stoltenberg thotë se marrëveshja duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt nga të dyja palët.

Edhe unë e mirëprita marrëveshjen, dhe e rëndësishme tani është zbatimi i plotë, shpejtësia dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Dhe sigurisht, ne mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE, aleanca e NATO-s dhe mbështetja politike e NATO-s. Ne kemi qenë në kontakt të ngushtë me BE-në, por edhe me Prishtinën dhe Beogradin dhe sigurisht i mbështesim edhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes misionit tonë të KFOR-it, afër 4000 trupave të NATO-s në Kosovë, të cilat janë kyçe për të lehtësuar dhe mbështetur një proces politik. Pra, ne e mirëpritëm marrëveshjen, mesazhi është që ajo duhet të zbatohet plotësisht dhe shpejt nga të dyja palët.”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia më 18 mars janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të planit evropian, i cili do të jetë i detyruar për të dyja palët në momentin e publikimit të tij. Kështu ka thënë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një deklaratë për media, pas dialogut 12 orësh në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Mirëpo, ai ka thënë se Serbia sërish nuk e ka nënshkruar të njëjtin. Sipas tij, i takon BE-së tani që të gjejë mekanizma për të detyruar Serbinë të firmosë ujdinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA