Putini i lë opsionet e hapura: Propozimi kinez për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, mund të merret parasysh

21/03/2023 20:44
Foto Ilustruese

Presidenti rus Vladimir Putin në konferencën e përbashkët me homologun kinez, Xi Jinping, ka deklaruar se propozimi i Kinës për paqe në Ukrainë, mund të merret për bazë për t’i dhënë fund konfliktit.

Megjithatë Putin nuk ka hezituar të justifikoi veprimet e tij dhe theksuar se paqja mund të arrihet nëse Perëndimi dhe Kievi janë të gatshëm ta pranojnë.

Udhëheqësi rus theksoi se gjatë një takimi disa orësh së bashku me presidentin kinez i kanë kushtuar rëndësi të madhe propozimit të Pekinit.

Vlen të theksohet se, vizita e presidentit kinez në Moskë është parë me një sy kritik nga pothuajse çdo vend perëndimor.

Sakaq, të shumta janë kritikat dhe mesazhet se Kina duhet paralajmëruar që të mos tentojë ta ndihmojë Rusinë me furnizime me armë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA