Njohje ndërkombëtare për kuskusin, shefat libjanë përgatisin vaktin gjigand

21/03/2023 12:07

Dhjetëra kuzhinierë libianë bashkuan forcat për të përgatitur një pjatë gjigande kuskusi teksa kërkojnë njohje ndërkombëtare për pjatën e dashur të vendit të tyre.

“Është pjesë e identitetit tonë, kulturës e trashëgimisë sonë dhe ne jemi krenarë për të”, tha njëri prej tyre, Ahlam Fakhri, teksa vështronte pjatën me diametër katër metra të merrte formën përfundimtare.

“Nuk kam fjetur gjithë natën. Unë vetë vij nga një fshat i famshëm për kuskusin e tij, mund t’ia ndjesh aromën që larg”, shtoi Fakri.

Fahriun e entuziasmoi fakti që libjanët po bëheshin bashkë për një ditë në vendin e përballur me mbi një dekadë kaosi pas përmbysjes së dhunshme dhe vdekjes se ish diktatorit Muamar Gaddafi në 2011-tën.

Couscous-i është një element thelbësor i jetës së përditëshme në Libi dhe në të gjithë rajonin e Magrebit të Afrikës së Veriut. Fillimisht një specialitet berber, ai bëhet me miell gruri të punuar me dorë, zihet në avull dhe gatuhet, e më pas shërbehet me një sërë përbërësish në varësi të rajonit dhe shijeve individuale.

Më lehtë sidoqoftë identifikohet me Algjerinë, Mauritaninë, Marokun dhe Tunizinë, të cilat në vitin 2020 bashkërisht e futën këtë pjatë në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s. Tradita e kuskusit të Libisë së munduar nga konflikti pas krizës së gjatë politike me dy kampe rivale që pretendojnë se janë qeveria legjitime e vendit, nuk është njohur nga UNESCO pasi ajo ende nuk e ka ratifikuar konventën e OKB-së për trashëgiminë kulturore.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA