Milioneri i Porsche kërkon divorcin nga gruaja 74 vjeçare pas diagnozës së demencës (fotot)

21/03/2023 15:20

Një milioner ka nisur procedimet e divorcit nga bashkëshortja e tij e moshuar duke përmendur si arsye diagnozën e saj me një sëmundje ‘të ngjashme me demencën’.

Drejtori i grupit gjerman Porsche, Wolfgang Porsche ka kërkuar divorcin nga Claudia Porsche duke thënë se sëmundja ka ndryshuar karakterin e saj.

Burime të afërta me familjen thonë se sëmundja e 74-vjeçares e ka bërë të pamundur jetesën së bashku për bashkëshortin e saj 79 vjecar.

Wolfgang e Claudia janë së bashku prej vitit 2007 dhe u martuan në 2019. Pasuritë e familjes Porsche llogariten në rreth 20 miliardë euro.

Claudia ka jetuar pranë bijës së saj dhe ka katër infermierë që kujdesen për të gjatë gjithë kohës.

Prej disa muajsh ajo nuk mund të lëvizë e pavarur dhe ndërgjegjësimi i saj mendor ka pësuar një rënie të shpejtë, thonë burimet familjare.

Mediat në Gjermani thotë se Wolfgang ndërkohë është afruar me miken e vjetër të familjes, 59-vjeçaren Gabriela Prinzessin zu Leiningen, muajt e fundit.

Wolfgang Heinz Porsche është aksioner i grupit austriako-gjerman Porsche Automobil SE, dhe Porsche AG.

Drejtori i lindur në Stuttgart është biri i vogël i themeluesit të Porsche Ferdinand ‘Ferry’ Porsche dhe i Dorothea Reitz.

Vëllai i tij i madh Ferdinand ‘Butzi’ Porsche, ka qenë dizanjatori i modelit Porsche 911.

Ai ka katër fëmijë, dy me regjizoren Susanne Bresser, me të cilën u martua në 1988 dhe u divorcua në 2008.

Ai jeton në Zell am See, në Austri.

FOTO GALERI
2/3
Claudia ka jetuar pranë bijës së saj dhe ka katër infermierë që kujdesen për të gjatë gjithë kohës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA