Mësuesja e qëlluar me armë nga 6-vjeçari në SHBA, thyen heshtjen për atë që ndodhi në klasë (fotot)

21/03/2023 17:39

Një mësuese e klasës së parë në SHBA që pretendohet se u qëllua me armë nga një nxënës gjashtë-vjeçar thotë se mban mend sesi arma u shkrep, në intervistën e parë që prej ngjarjes.

Abigail Zwerner u plagos me armë në dorë e në gjoks në incidentin e pashpjeguar te 6 janarit, teksa ishte në klasën e saj të shkollës fillore Richneck Elementary School, në Virginia, SHBA.

Zwerner thotë se u qëllua nga një gjashtë-vjeçar me paaftësi mendore i cili supozohej të ishte në shkollë i shoqëruar nga prindërit, ndërsa familja tha se ditën e ngjarjes nuk ishte i shoqëruar.

Zwerner u dërgua në spital pas ngjarjes ku kreu disa operacione, kryesisht në dorën e majtë.

Muajin e shkuar ajo doli nga spitali dhe foli sot për incidentin me rrjetin vendas NBC.

“Mbaj mend që ai më drejtoi armën, mbaj mend pamjen e fytyrës së tij dhe kur arma qëlloi”, tha Zwerner.

Mësuesja thoshte më tej se ishte e tmerruar por reagimi i saj ishte të nxirrte fëmijët e tjerë nga klasa.

Zwerner tha se nuk e dinte masën e plagëve të saj deri më vonë kur shkoi për t’u mjekuar.

“Mbaj mend që shkova në zyrën time dhe më ranë të fikët. Mendoja se vdiqa”, thotë Zwerner e cila shton se dhe shërimi ishte i vështirë.

“Disa ditë ishin më të mira se të tjerat pasi nuk ngrihesha dot nga krevati, por megjithë ato që kam kaluar mundohem të qëndroj pozitive”.

Avokatja e Zwerner, Diane Toscano, tha se punonjësit e shkollës kishin njoftuar se nxënësi mund të kishte armë me vete por ata nuk kishin vepruar.

Më herët shkolla ka thënë se nuk mund të komentojë mbi ngjarjen prej hetimeve në vijim.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA