9.000 vende të tjera pune po përgatitet të shkurtojë Amazon.

Në sfondin e një gjendjeje të pasigurt ekonomike, tregtuesi më i madh online i botës po kërkon të mos rrezikojë.

Vala e mbylljes së kontratave të punës në degën e teknologjisë po vazhdon. Pas bumit në periudhën e pandemisë së koronavirusit, inflacioni dhe rritja e shpejtë e interesave u kanë krijuar vështirësi shumë sipërmarrjeve, e pas koncernit amë Facebook-Meta edhe Amazon përballet me pasiguri koniunkturore.  Raundin e dytë të shkurtimeve, shefi i firmës Andy Jassy ua njoftoi të punësuarve përmes një e-maili.

“Ky ishte vendimi më i vështirë, por edhe ne mendojmë, se afatgjatë kjo do të jetë më e mira për sipërmarrjen”, shkruan ai.

Shefi i koncernit Amazon e argumenton shkurtimin e vendeve të punës me “gjendjen e pasigurtë ekonomike”. Në fillim të vitit tregtari më i madh online pati shkurtuar 18.000 nga rreth 1,5 milionë vende pune gjithsej, Kësaj here ndër të tjera do të shkurtohen vende në sektorin e Cloud AWS, në biznesin e anonsave si dhe në shërbimin Livestreaming Twitch.

Prej muajsh sipërmarrja është e ngarkuar prej shqetësimeve nga inflacioni dhe recesioni, veçanërisht në degën e teknologjisë. Sipas të dhënave të shërbimit për financat Bloomberg në degën e teknologjisë vetëm në fillim të këtij viti deri në shkurt janë shkurtuar mbi 67.000 vende pune.

Top Channel