Arrestohet inspektori i Kadastrës në Tiranë/ Merrte para për t’u mundësuar ish-pronarëve kompesimin, nën hetim 9 zyrtarë të tjerë

20/03/2023 13:59

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, është arrestuar për korrupsion ish-punonjësi i Kadastrës, Ilir Kapetani.

SPAK thotë se Ilir Kapetani, me detyrë Inspektor i Shqyrtimit të Dosjeve  pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave,  të paktën në 14 raste u ka marrë qytetarëve, trashëgimtarë të ish pronarëve, shuma parash në shkëmbim të premtimit për të siguruar kompensimin financiar, gjatë trajtimit të kërkesave të tyre për kthimin dhe kompensimin e pronës.

Ndërkohë, ka nisur hetimi edhe për nëntë zyrtarë të tjerë, D.L., Xh.V., G.T., D.D., L.A.,  A. H., J.Z., V.B. dhe A. G., që dyshohet se kanë konsumuar elementët e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” për D.L. dhe G., si persona të dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”  për XH.V., G.T., D.D., L.A., A.H., J.Z. si persona të dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

“Ndalim i daljes jashtë shtetit” për personin nën hetim B. si person i dyshuar për kryerjen e figurës së veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Masat e sigurimit për personat e mësipërm, janë ekzekutuar ditën e sotme, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi A.G.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA