Rritja e trafikut të drogës në Britani, Beci përplaset me Veliun: Ata që të nisin ty sms janë ushtarë të krimit, ka të tjerë më lart se ata

20/03/2023 22:33

Në një komunitet të madh si ai i shqiptarëve në Britaninë e Madhe, shqiptarët vazhdojnë të etiketohen me përfaqsues të botës së krimit të cilët udhëheqin trafikun e narkotikëve në disa vende të Botës.

Në një komunitet të madh si ai i shqiptarëve në Britaninë e Madhe, shqiptarët vazhdojnë të etiketohen me përfaqsues të botës së krimit të cilët udhëheqin trafikun e narkotikëve në disa vende të Botës.

Së fundmi media Britanike Daily Mail i ka kushtuar një dokumentar të gjatë shqiptarëve në Britaninë e Madhe, duke e lidhur influencën e tyre kryesisht me shtetin e Ekuadorit. Në dokumentar tregohet se shqiptarët filluan të shkonin në Ekuador rreth dhjetë vjet më parë, jo shumë kohë pasi presidenti i krahut të majtë Rafael Correa vendosi që të huajt të mund të qëndronin për gjashtë muaj pa vizë. Sipas investigimit të Daily Mail, drejtuesit e grupeve të trafikut me origjinë nga Shqipëria në Ekuador paraqiten si biznesmenë dhe investitorë, duke përdorur identitete të rreme.

Të ndalur në këtë çështje, gazetari Muhamed Veliu ka debatuar me ish-prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci, duke theksuar se prodhohet lëndë narkotike e sasive të mëdha sepse shqiptarët ecin me moton “shit lirë, shit shumë”.

Pjesë nga debati:

Beci: Të jemi të saktë edhe me djemtë e Londrës që na ndjekin, kur kokaina shkon në 80% është një bum shum i madh. “Djemtë e Londrës” mund të jenë edhe ushtarë të largët.

Veliu: Pra ti thua të jenë më modest në ato që thonë?

Beci: Duhet të jenë pak më modest sepse “i lëshojnë shumë pe balonës” sikurse thonë. 92% nuk besoj se ndodh edhe atje ku prodhohet.

Veliu: Personi është një… është i saktë.

Beci: Në rast se gjen 80% me prerje, atëhere më fal që po ndërhyjë.

Veliu: Dhe një detaj, ata hyjnë në treg me këtë moto: “shit lirë, shit shumë”. 15-17 vite më parë një kile kokainë në Britani shitej me 40 mijë sterlina, shqiptarët e ulën çmimin e në 35 mijë sterlina. Pra është logjik tregu, ku do shkojnë ta blejnë tek ata që e shesin më shtrenjtë apo më pak.

Dhe problemi që kanë britanikët me shqiptarët është ky, nëse 15-17 vite më parë droga vinte në Belgjikë, Hollandë, Spanjë dhe hynte në Angli, tani vjen direkt nga Ekuadori për në Britaninë e Madhe. Kemi raste kur doganierë në Port Smuth janë arrestuar bashkë me shqiptarët sepse iu jepnin akses ashtu sikurse ka ndodhur edhe në Portin e Durrësit. Dhe ka edhe një element tjetër që vlen për të theksuar sepse gjatë këtyre 20 viteve në trafikun e shqiptarëve në Britani nuk ka patur vrasje sepse punojnë të ndërlidhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA