Detajet/ Aksident gjatë një operacioni antidrogë në Korçë, plagosen dy policë. Njëri prej tyre niset drejt Tiranës Shqipëria është drejt plakjes së shpejti.
Vit pas viti në vendin tonë po përkeqësohen treguesit e lindshmërisë në raport me Europën. Sipas një renditje që publikoi Eurostat për vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua. Me këtë normë lindshmërie Shqipëria renditet e fundit në rajon.
Sipas Eurostat normat më të larta të lindshmërisë në Europë i ka Franca me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia, Islanda dhe Rumania.
“Shkaqet që po çojnë në uljen e lindshmërisë ne vend lidhen natyrisht me emancipimin e familjes, me rritjen e kulturës së grave, me vështirësitë ekonomike qe kanë familjet sot për t’i rritur fëmijët, me problemet që kanë të bëjnë me punësimin, me mungesën e garancive për perspektivën e fëmijëve. Të gjitha këto kanë bërë që lindshmëria të rrudhet në këto nivele ku kemi rënë më pak se 1.3 fëmijë për grua, nga 6 fëmijë për grua që kemi patur në vitet ’60.
2.3 fëmijë për grua kemi patur në vitin 1990, 1.3 fëmijë për grua kemi sot, që do të thotë që numri i atyre që lindin me ata që vdesin është dispropocional dhe kjo do të thotë që popullsia po vazhdon të plaket. Unë mendoj që po të vazhdojmë me këto ritme, i bie që brezin e ri pastaj ta importojmë nga jashtë”– shprehet sociologu Gëzim Tushi.
Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua. Por në Shqipëri përveçse ka rënie lindshmëria, numri i bebeve femra po bie më shpejt.
“Raporti i femrave dhe meshkujve në vendin tonë është 100 femra me 109 meshkuj. Ky nuk është një çekuilibër natyror, ontologjik, por unë jam I mendimit që në vend vazhdon ende aborti selektiv. Kjo preference për të patur sa më shumë meshkuj në familje është një fenomen kriminal dhe I papranueshëm. Kjo do të thotë që akoma mentaliteti maskilist tek ne është domimant. Por ne duhet të tregohemi shumë bujarë me femrat, sespe ato janë burim i jetës dhe për to shoqëria ka po aq nevojë sa për meshkujt.“- shton sociologu.
Top Channel